Një 25-vjeçar ka mbetur i bllokuar në banesë, pasi një masë shkëmbore është shkëputur nga mali dhe i shembi shtëpinë.
Policia njofton se i riu ka mbetur i bllokuar në pamundësi për të lëvizur, pasi masivi shkëmbor i ka zënë gjymtyrët e poshtme.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijon puna për nxjerrjen e shtetasit Dhimitër Vangjeli.