Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij ku mbahet në arrest shtëpie dhe është shoqëruar nga policia drejt SPAK ku do merret në pyetje për aferën ‘Partizani’. Berisha hipi në makinën e tij tip ‘Benz’ dhe 2 makina policie e shoqëruan.
“Beteja vazhdon, beteja pa kthim vazhdon”- tha ai para gazetarëve.