• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
U akuzua se po përhap dezinformacion për ushtrinë e Moskës, gazetarja prej 100 ditësh në burgun rus: Gjithçka po bëhet e padurueshme

U akuzua se po përhap dezinformacion për ushtrinë e Moskës, gazetarja prej 100 ditësh në burgun rus: Gjithçka po bëhet e padurueshme

by albnews
25 January, 2024
in Bota
0
37
VIEWS

Alsu Kurmasheva pranon letra në burg – nga familjarë, miq, kolegë e të huaj – por, nganjëherë, kalojnë javë para se ato t’i shkojnë asaj në qelinë ku ajo po mbahet në paraburgim, në qytetin rus të Kazanit.

Më 13 janar, gazetarja e Radios Evropa e Lirë shkroi se ka pranuar një pako të madhe letrash, pas një pritjeje të gjatë në periudhën e pushimeve dimërore.

“Ishte shumë e vështirë për mua, pa to”, shkroi ajo. “Të jem e sinqertë, krejt kjo [gjendje] po bëhet e padurueshme”.

Më 25 janar bëhen 100 ditë që kur Kurmasheva u arrestua në tetor, dhe ajo ndodhet në paraburgim që atëherë.

“Qoftë edhe një ditë prapa grilave padrejtësisht, është tragjedi”, ka thënë ushtruesi i detyrës së presidentit të Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus.

“Por, mbajtja e padrejtë e një qytetareje amerikane në një burg për 100 ditë është e papranueshme”, është shprehur ai.

Kurmasheva fillimisht është akuzuar se nuk e ka njoftuar qeverinë ruse që ta regjistrojë atë si “agjente të huaj” dhe, dy muaj më vonë, është akuzuar për shpërndarje të dezinformatave për ushtrinë ruse.

Ligjet ruse parashohin ndëshkim maksimal prej pesë vjetësh burgim për ata që shpallen fajtorë mbi akuzën për mosregjistrim si “agjentë të huaj”, ndërsa mbi akuzën e dytë një person mund të dënohet me deri në 10 vjet burgim.

Kurmasheva dhe Radio Evropa e Lirë i mohojnë akuzat dhe thonë se Moska po e ndëshkon atë për punën e saj si gazetare.

Kurmashevas, e cila ka shtetësi amerikane dhe ruse, nuk i është lejuar kontakti konsullor në burg. Rusia i ka refuzuar tri kërkesa të SHBA-së për ta vizituar atë në paraburgim.

“Rusia duhet ta lirojë atë pa kushte dhe menjëherë”, ka thënë Capus. “Ne shpresojmë se Departamenti amerikan i Shtetit do ta cilësojë shpejt Alsunë si ‘të burgosur padrejtësisht’”.

Përderisa kjo nuk ka ndodhur, zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, ka thënë më 18 janar se Shtetet e Bashkuara po i kushtojnë “vëmendje jashtëzakonisht të madhe” rastit të Kurmashevas.

“Fakti se ne nuk e kemi bërë një cilësim për ‘burgim të padrejtë’ nuk përbën asnjë indikacion për punën që ne po e bëjmë apo për qëndrimin tonë të mundshëm të ardhshëm”, ka shtuar Miller.

“Ne po mbledhim vazhdimisht informata në këto raste, po i shqyrtojmë faktet, ligjet… që të shkojmë kah një vendim i drejtë”, është shprehur ai.

Në një rast të ngjashëm, qytetari amerikan, Evan Gershkovich, gazetar i The Wall Street Journal, u arrestua në Rusi më 29 mars 2023, mbi dyshimet për spiunazh – duke shënuar rastin e parë që një gazetar që punon për një media amerikane u arrestua mbi akuza të tilla në Rusi, që nga Lufta e Ftohtë.

Ai u akuzua formalisht më 7 prill. Departamenti amerikan i Shtetit e ka cilësuar Gershkovichin “të arrestuar padrejtësisht” më 10 prill, ndërsa ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracey, është takuar me të në burg për herë të parë më 17 prill.

Gershkovich, një ndër gazetarët e paktë të huaj që kishte vazhduar të punonte brenda Rusisë pasi Moska nisi pushtimin e gjerë të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022, mbetet në paraburgim, mes spekulimeve se Kremlini dëshiron të negociojë për një këmbim të burgosurish.

“Unë jam i sigurt se arsyeja e vërtetë pse Alsu ndodhet në paraburgim është fakti se ajo është qytetare amerikane”, ka thënë Pavel Butorin, bashkëshort i Kurmashevas dhe drejtor i Current Time, rrjet në gjuhën ruse i udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

Thirrjet për lirim

Qeveritë perëndimore dhe grupet ruse e ndërkombëtare për të drejta të njeriut e kanë kritikuar burgosjen e Kurmashevas. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, Amnesty International, Reporterët pa Kufij e organizata të tjera kanë bërë thirrje për lirimin e saj. Klubi Kombëtar i Shtypit, në Uashington, e ka vendosur portretin e saj në hollin e tij, dhe i ka bërë thirrje DASH-it që menjëherë ta cilësojë atë “të burgosur padrejtësisht”.

Grupi për të drejtat e njeriut, Memorial, i cili është ndaluar në Rusi, e ka cilësuar atë të burgosur politike.

Në dhjetor, shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të saj dhe e ka porositur Rusinë “të garantojë sigurinë e gazetarëve… dhe të ndalë përndjekjen e tyre”.

Grupi Të drejtat në Rusi, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, ka organizuar një mekanizëm për shkrimin e letrave për dërgim te Kurmasheva dhe të tjerë të konsideruar gjerësisht si të burgosur politikë.

“Njëqind ditë – është e papranueshme”, ka thënë ushtruesi i detyrës së presidentit të REL-it, Capus. “Dhe, për fat të keq, nuk po shohim një fund të shpejtë të kësaj. Prandaj, ne mendojmë se duhet të bëhet gjithçka”.

“Çfarë kemi bërë sot?”

Kurmasheva, e cila punon qe rreth 25 vjet për Shërbimin tatar-bashkir të REL-it, u largua nga shtëpia e saj në Pragë, në mesin e majit të vitit 2023, pas një urgjence familjare në rajonin rus të Tatarstanit, ku jeton nëna e saj.

Më 2 qershor, asaj iu pamundësia largimi nga vendi dhe iu konfiskuan pasaporta amerikane dhe ajo ruse. Më 18 tetor, ajo u arrestua dhe u vendos në qendrën e paraburgimit SIZO Nr. 2 në Kazan, ku po mbahet tash e 100 ditë.

Ajo ka mundur të shkëmbejë letra me familjen dhe me mbështetësit përmes sistemit të censuruar postar të Rusisë, Zonatelekom. Kolegët e saj në Pragë kanë mundur t’i sigurojnë asaj abonim në disa gazeta dhe revista.

“Sot janë bërë fiks tre muaj”, u ka shkruar ajo mbështetësve më 18 janar. “Gjithçka ka ndryshuar. Unë kam ndryshuar. Ju keni ndryshuar. Letrat tuaja kanë ndryshuar. Pas një pauze të gjatë, unë kam marrë dhjetëra letra që ju keni shkruar gjatë pushimeve. Ato janë aq të sinqerta. M’i keni besuar përjetimet tuaja”.

“Keni vendosur të mos hiqni dorë nga asgjë, por të ndani rrëfime me mua përderisa të tjerët po e shijonin sallatën ruse”, ka shkruar ajo, duke iu referuar sallatës tradicionale që shërbehet gjatë festimeve për Vitin e Ri në Rusi. “Kjo është e paçmueshme”.

Në të njëjtën letër, ajo ka shkruar për kthimin e saj në Rusi, pavarësisht shtypjes së pamëshirshme të kritikëve nga udhëheqja e presidentit Vladimir Putin.

Kundërshtarët e Kremlinit thonë se përpjekjet e shtetit për të shtypur shoqërinë civile dhe për të heshtur zërat e pavarur janë rritur ndër vite dhe janë intensifikuar edhe më shumë që kur Rusia nisi pushtimin e gjerë të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022.

“Ju habiteni nga guximi im për t’u kthyer në shtëpi në ‘këtë kohë’”, ka shkruar Kurmasheva. “Por, ne jetojmë tani, nuk do të kemi kohë ‘tjetër’. Apo, ndoshta do të ketë, sigurisht, por mbase dikush i çmueshëm për ne, dikush që ka nevojë për ndihmën tonë sot, nuk do të jetë më gjallë”, është shprehur ajo.

“Unë jam përgjegjëse për familjen time. Për fëmijët e mi të vegjël dhe për nënën time të moshuar. Në jetën time dhe në tuajën, 18 janari i vitit 2024 nuk do të vijë më”, ka shkruar ajo. “Çfarë kemi bërë sot?”, ka pyetur Kurmasheva.

Ajo ka sugjeruar se kur bëhet fjalë për ofrimin e ndihmës për njerëzit, e mira kthehet me të mirë.

“Tërë jetën time njerëzit m’i kanë hapur dyert. Dhe, më vonë, unë kam filluar të hap dyer – fillimisht për fëmijët e mi dhe për njerëzit e afërt, e më vonë për ata që kishin nevojë për ndihmën dhe mbështetjen time”, ka shkruar ajo. “Tani e kuptoj se hapja e dyerve për të tjerët është përgjegjësi”, është shprehur Kurmasheva.

Në një letër të dërguar pak para Vitit të Ri, Kurmasheva ka folur për një “letër të jashtëzakonshme” që ka pranuar nga një grua e re, nga Rusia jugore.

“Disa javë më herët, ajo kishte qenë në Kazan, në vizitë te shoqëria”, ka shkruar Kurmasheva duke treguar për letrën e gruas. “Asaj vërtet i pëlqen të rrijë këtu dhe vjen në vizitë disa herë në vit. Miqtë e saj i kanë treguar asaj për mua – me sa duket më shumë se sa që raportohet në mediat zyrtare. Ajo ka shkruar se kishte ndier ‘një dëshirë të fuqishme për ta ndërruar biletën dhe për t’u larguar’ dhe se nuk kishte menduar ‘se një gjë e tillë mund të ndodhte në një qytet të dashur’. Më vonë, në tren, ajo më ka shkruar një letër të gjatë. Rrëfime aq të pabesueshme dhe aq shumë mirësi në një botë plot ligësi”.

“Dënuesit më të këqij të gazetarëve”

Kurmasheva është një ndër katër gazetarët e Radios Evropa e Lirë – Andrey Kuznechyk, Ihar Losik dhe Vladyslav Yesypenko janë tre të tjerët – që aktualisht ndodhen në burg, mbi akuza që lidhen me punën e tyre. Grupet për të drejta dhe REL-i kanë bërë vazhdimisht thirrje për lirimin e të katërve, duke thënë se ata janë burgosur padrejtësisht.

Losik është blloger dhe kontribuues në Shërbimin bjellorus të REL-it, i cili është shpallur fajtor në dhjetorin e vitit 2021 mbi disa akuza, përfshirë atë për “organizimin dhe përgatitjen e veprimeve që cenojnë rëndë rendin publik”, dhe është dënuar me 15 vjet burgim.

Kuznechyk, redaktor i ueb-faqes së Shërbimit bjellorus të REL-it, është dënuar në qershorin e vitit 2022 me gjashtë vjet burgim, pas një gjykimi që nuk ka zgjatur më shumë se disa orë. Ai është shpallur fajtor për “krijim apo pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”.

Yesypenko, qytetar me shtetësi ukrainase dhe ruse, i cili ka kontribuar për Realitetet e Krimesë, një degë rajonale lajmesh e Shërbimit ukrainas të REL-it, është dënuar në shkurtin e vitit 2022 me gjashtë vjet burgim nga një gjyqtar rus në Krimenë e okupuar, pas një gjykimi prapa dyerve të mbyllura. Ai është shpallur fajtor për “posedim dhe transportim të mjeteve shpërthyese”, një akuzë që ai kategorikisht e mohon.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju-Jork, Bjellorusia dhe Rusia janë në mesin e “dënuesve më të këqij të gazetarëve” në botë. Deri më 1 dhjetor 2023, 28 gazetarë ndodheshin në burg në Bjellorusi dhe 22 të tjerë në Rusi./REL

Previous Post

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Hungaria: Nuk ka ndonjë urgjencë

Next Post

Gazheli në Romë, rinis bashkëpunimi doganor Itali – Shqipëri

albnews

albnews

Related Posts

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë
Bota

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

9 June, 2025
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët
Bota

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

9 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Next Post
Gazheli në Romë, rinis bashkëpunimi doganor Itali – Shqipëri

Gazheli në Romë, rinis bashkëpunimi doganor Itali – Shqipëri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

9 June, 2025
Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

9 June, 2025
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

9 June, 2025
Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

8 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4839 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2443 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM