Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi për rrezikun e një paralize të re të Brexit në rast se opozita laburiste fitonte zgjedhjet parlamentare të enjten.
Ndërkohë që fushata po hyn në orët e saj të fundit, konservatorët dhe laburistët po shkëmbejnë replikat e tyre të fundit për të mbledhur sa më shumë votues.
Sondazhet mbeten në favor të liderit konservator, me gjithë çastin e sikletshëm që Boris Johnson kaloi të hënën kur u përball me fotografinë e një fëmije katërvjeçar, i shtrirë në dyshemenë e një spitali në pritje të mjekimit, një imazh ky i përdorur nga laburistët për të denoncuar efektet në sistemin e shëndetit publik, të politikës shtrënguese që kanë ndjekur konservatorët për nëntë vjet./ATSH/