Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 1 shkurt se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjatë natës 11 dronë ukrainas mbi territorin rus.
“Gjatë natës, u pengua një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë ndaj caqeve në territorin rus. Mbrojtja ajrore pengoi dhe shkatërroi dronët mbi rajonin e Belgorodit [katër dronë] dhe Kursk [një dron]”, tha ministria përmes një deklarate.
Edhe katër dronë të tjerë u rrëzua më vonë në rajonin e Belgorodit dhe dy të tjerë në rajonin e Voronezhit, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Ukraina ka qenë nën sulme të vazhdueshme ajrore të Rusisë për pothuajse dy vjet dhe vazhdimisht po kërkon nga aleatët e saj perëndimorë që ta ndihmojnë në forcimin e sistemeve të saj mbrojtëse. Mijëra persona vlerësohet se janë vrarë gjatë bombardimeve ruse.
Në muajt e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin e Rusisë, kryesisht duke shënjestruar rajonet kufitare, por edhe kryeqytetin rus, Moskën, dhe qytetin verior të Shën Petersburgut.
Sulmi më vdekjeprurës me dronë ishte ai i 30 dhjetorit të vitit 2023 në qytetin rus të Belgorodit, kur u vranë 25 persona, u plagosën afër 100 të tjerë dhe qindra të tjerë u evakuuan./REL