Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, një prej anëtarëve të delegacionit të Parlamentit shqiptar në Kongresin e SHBA ka zhvilluar takime me kongresmenët Tim Walberg nga Michigani dhe John Moolenar.
Alizoti ka zbardhur diskutimet që pati me dy zyrtarët amerikanë, për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SHBA-së.
“Në një takim të rëndësishëm në Kongresin Amerikan, u takova me Kongresmenin Tim Walberg nga Michigani dhe Kongresmenin John Moolenar. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SHBA-së”, shkroi Alizoti në Facebook.