ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fitorja e konservatorëve në Kili i jep Trump-it një aleat të ri në Amerikën Latine 1 hour ago
Urën mbi Bunë e merr lumi/ Qeveria anulon projektin e lançuar me bujë 1 hour ago
Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor 3 hours ago
Ushqimi në Shqipëri është “më i lirë”, por familjet paguajnë çmimin më të lartë në Europë 3 hours ago
“Situata më e rrezikshme se kurrë” Anglia përgatitet për luftën me Rusinë 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: Në Qeverinë time, primar do jetë shëndeti i qytetarëve

albnews by albnews
12 December, 2019
in Kosova
0
Kurti: Në Qeverinë time, primar do jetë shëndeti i qytetarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ka thënë se shëndeti i qytetarëve të Kosovës do të jetë çështje primare dhe prioritet i politikës në Qeverinë e re

Këto deklarata lideri i Vetëvendosjes i dha sot në debatin e hapur nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, rreth sfidave për implementimin e sigurimeve shëndetësore, njofton Klan Kosova.

RelatedPosts

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15 vjet më pas, raporti që e stigmatizoi Kosovën

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze për këtë dhe s’do lojëra

”Për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, shëndeti i qytetarëve të vendit tonë do të jetë çështje primare, prioritet i politikave tona publike, dhe do të jetë zotim i yni që do të zbatohet duke bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore duke krijuar të gjithë mekanizmat shtetërorë për zbatimin e tyre”.

”Për ne shëndeti nuk është mall i cili konsumohet, për ne shëndeti është vet jeta është vet njeriu. Të flasësh për shëndetin do të thotë të flasësh për njeriun. Të flasësh për qytetarin do të thotë të flasësh për atë për të cilën ekziston gjithë ajo Qeveri dhe gjithë ato institucione të sistemeve”.

”Jemi të indinjuar se si 20 vjet pas çlirimit e gati 12 vjet pas shpalljes së Pavarësisë ende nuk kemi sigurime shëndetësore. Jemi në një situatë paradoksale, ku në republikën tonë parlamentare demokratike, kemi sigurime për automjete të tana por nuk kemi për njerëzit në ato automjete. Kemi nevojë ta humanizojmë sistemin të kemi një shtet të orientuar nga njeriu e jo nga malli, gjësendet e jo nga materialja që duhet t’i shërbejë njeriut, e jo njeriu t’i shërbejë asaj”.

Kurti është shprehur se me ardhjen e Vetëvendosjes në krye të Qeverisë, për qytetarët e Kosovës është mundësi për tejkalimin e vështirësive.

”Jemi të bindur që më në fund po krijohet mundësia për tejkalimin e vështirësive. Sepse në Kosovë e keqja, korrupsioni nuk vjen nga dobësia e qytetarit por nga të fortit e politikës. Nuk vjen nga poshtë si demokracia por vjen nga lart si diktatura. Korrupsioni ka karakterin e diktaturës. Mirëpo më 6 tetor janë bërë ndryshime të mëdha politike në Kosovë të cilat do të kurorëzohen me një qeverisje të re”.

”E ku ka më mirë se këtë ta fillojmë me Shëndetësinë e cila është parakusht për të tjerat. Për çështjen e shëndetësisë, për sigurimet shëndetësore, ne kemi theksuar që është e rëndësishme hartimi profesional i protokolleve, i udhërrëfyesve klinikë dhe zyrtarizimi i tyre. Pastaj është ndryshim plotësimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësore sepse në njërën anë edhe ka defekte pore dhe është ideal kohor”.

Para të pranishmëve, Albin Kurti theksoi puna për implementimin e sigurimve shëndetësore duhet të nis nga përgatitja për sistemin informative shëndetësor.

”Duhet të fillojë punën përgatitja për sistemin informativ shëndetësor, duke u bazuar  në komponentët kryesore – protokollët mbi bazën e re të licencuar”.

”Nuk ka mundësi që ne të fillojmë me sigurimet shëndetësore pa e bërë punën paraprake përgatitore. E kemi një shans unik dhe nuk guxojmë të dështojmë. Nëse ne nuk angazhohemi në jetë për atë çfarë duam kjo do të thotë që jemi duke punuar të mos ngjajë ajo gjë. Krijimi i parakushteve për qytetarët e Republikës sonë është i lidhur ngushtë me funksionalizimin e sistemit informative shëndetësor që përfshin të gjitha modalitetet”.

Në të kundërtën derisa nuk ka sistem informative shëndetësor, Kurti thotë se s’mund të ketë në Kosovë të Drejta dhe Liri të Njeriut.

”Përderisa nuk i kemi sistemet informative shëndetësore, ne nuk mund të themi se i kemi të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Kosovë. Qysh në javën e parë të punës si Kryeministër në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës do të fillojmë të gjitha përgatitjet me shpejtësi për sistemin informative shëndetësor”.

”Në këtë mënyrë e fuqizojmë edhe shtetndërtimin demokratik sepse e fuqizojmë edhe sundimin e ligjit dhe rregullësinë e kriteret e domosdoshme që shteti të bëhet i parashikueshëm për qytetarin e në anën tjetër që edhe aksidentet e paparashikueshme për qytetarin të gjejnë ilaçin tek organizimi i mirë që do të bëjmë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fitorja e konservatorëve në Kili i jep Trump-it një aleat të ri në Amerikën Latine

Fitorja e konservatorëve në Kili i jep Trump-it një aleat të ri në Amerikën Latine

16 December, 2025
Urën mbi Bunë e merr lumi/ Qeveria anulon projektin e lançuar me bujë

Urën mbi Bunë e merr lumi/ Qeveria anulon projektin e lançuar me bujë

16 December, 2025
Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

16 December, 2025
Ushqimi në Shqipëri është “më i lirë”, por familjet paguajnë çmimin më të lartë në Europë

Ushqimi në Shqipëri është “më i lirë”, por familjet paguajnë çmimin më të lartë në Europë

16 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result