• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Firmosen marrëveshjet me 15 Bashki, Koçiu: Shërbime të reja sociale në të gjithë territorin, mbështetje për qytetarët në nevojë

Firmosen marrëveshjet me 15 Bashki, Koçiu: Shërbime të reja sociale në të gjithë territorin, mbështetje për qytetarët në nevojë

by albnews
16 February, 2024
in Albania
0
25
VIEWS

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të mbështesë këtë vit nëpërmjet Fondit Social, 15 bashki të tjera duke ofruar shërbime sociale në të gjithë territorin e vendit në mbështetje dhe ndihmë për fëmijët me nevoja të veçanta, familjet në nevojë, gratë e dhunuara, personat para dhe treplegjikë, të moshuar, grupet më në nevojë si dhe shërbim e asistencë shtëpiake për të moshuar.
Në aktivitetin e organizuar me praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, të UN me programin e tyre “Të mos lemë askënd pas” dhe përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, u nënshkruan sot marrëveshjet e bashkëpunimit me Kryetarët e Bashkive për ngritjen e 15 shërbimeve të reja sociale.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu u shpreh se me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, bëjnë të mundur “ofrimin e shërbimeve sociale në të gjithë territorin, qoftë kjo një bashki e vogël, bashki në veri, në jug, në lindje apo një bashki në perëndim. Pra, i gjithë territori në Shqipëri, mbulohet me shërbime sociale”.
“Sot jemi krenar të themi që janë edhe 15 bashki të tjera të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit dhe do të përfitojnë nga mbështetja për të ofruar 15 shërbime të reja sociale. Janë 8 shërbime lëvizëse të reja për fëmijë dhe të rritur me probleme të shëndetit mendor, për persona para dhe tetraplegjikë, të moshuar me aftësi të kufizuar në bashkitë Dimal, Mat, Vau i Dejës, Has, Gjirokastër, Tiranë Dibër, Dropull dhe Libohovë. Janë 7 shërbime me bazë komunitare, për familjet në nevojë në Bashkitë Fushë-Arrëz dhe Memaliaj, për fëmijët Aftësi të Kufizuar në Bashkinë Patos dhe Mat dhe qendra ditore për moshën e tretë në Kurbin, Këlcyrë dhe Lushnjë si dhe 4 shërbime të specializuara të reja në nivel qarku me shërbimin e asistencës shtëpiake për të moshuar, shërbim ditor multifunksional për personat me aftësi ndryshe”, deklaroi Koçiu gjatë këtij aktiviteti.

Ministrja falënderoi të gjithë ata që janë në vijën e parë të frontit dhe që punojnë përditë për këtë humanizëm kaq të madh në shërbim të qytetarëve më në nevojë, profesionistët, si punonjës social, psikologë, fizioterapistë, logopedistë të punësuar nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social.
“Ne arrimë të mbështesim jo vetëm kategoritë në nevojë, por gjithë komunitetet lokale. Arrijmë t’i mbështesim si qeveri, me një ndërgjegjësim të jashtëzakonshëm të pushtetit vendor, me mbështetje edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, nga organizatat e shoqërisë civile si dhe nga qytetarët të cilët janë shpesh përkrahës të iniciativave tona. Është padiskutim puna me njerëzit dhe njerëzit, janë pasuria më e madhe e këtij vendi”, shtoi ajo.

Koçiu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që kanë përkrahur në këtë rrugëtim për ta sjellë Fondin Social, një instrument më pranë njerëzve në nevojë.
“Nuk duhet të ketë pabarazi mes qytetarëve, nuk duhet të ketë asnjë njeri që të lihet pas. Do duhet që të gjithë të ndihmohen njësoj, të përkrahen njësoj sepse sot në shoqërinë tonë nuk ka më vend për ata që nuk kanë një mbështetje, nuk kanë një përkrahje sot në shoqërinë tonë. Ka vend vetëm për njerëz që me talentin e tyre, me energjinë dhe profesionalizmin e tyre bëjnë të mundur gjithçka”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Koçiu nënvizoi se “nga ky koalicion i madh mes nivelit qendror, nivelit vendor, partnerëve, donatorëve, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve ne do të bëjmë të mundur, do të bëjmë të mundur që të jemi të gjithë bashkë dhe të realizojmë misionin tonë të madh, atë të mbështetjes së çdo qytetari në nevojë, që ka nevojë të dëgjohet dhe ka nevojë për një mbështetje dhe ndihmë specifike”.
Ajo ka shtuar se MSHMS do ta vazhdojë këtë reformë duke siguruar ofrimin e shërbimeve për të gjitha grupet në nevojë, shpërndarjen dhe mbulimin territorial, garantimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve, alokimin e burimeve financiare, si dhe do të mbështesin rritjen e strukturave dhe kapaciteteve lokale për vlerësimin e nevojave, planifikimin, ofrimin dhe monitorimin e shërbimeve sociale.
Mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për Bashkitë e vendit nëpërmjet Fondit Social, që nga fillimi i funksionimit të këtij instrumenti 5 vite më parë deri më sot ka mundësuar financimin për ngritjen e 73 shërbimeve të reja në 51 Bashki dhe 8 qarqe, ofrimin e shërbimeve komunitare për 33.000 përfitues; krijimin dhe funksionimin për herë të parë të shërbimit lëvizës në banesë si dhe krijimin dhe funksionimin për herë të parë të shërbimit të Asistencës Shtëpiake për të moshuarit e vetmuar dhe të braktisur, apo për persona me probleme të shëndetit mendor.
Fondi Social ka mundësuar punësimin e 581 profesionistëve me figura profesionale dhe specialistë të fushës si logopedistë, punonjës socialë, psikologë, fizioterapistë etj.

Previous Post

Zelensky në Berlin, do nënshkruajë marrëveshje dypalëshe sigurie me kancelarin Scholz! Merr pjesë edhe në Konferencën e Sigurisë

Next Post

Taylor Swift dhuron 100,000 dollarë për gruan e vrarë në Super Bowl

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
“Epokë e re për Evropën”, Starmer komenton marrëveshjen e mbrojtjes me Shqipërinë
Albania

“Epokë e re për Evropën”, Starmer komenton marrëveshjen e mbrojtjes me Shqipërinë

15 May, 2025
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret
Albania

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Next Post
Taylor Swift dhuron 100,000 dollarë për gruan e vrarë në Super Bowl

Taylor Swift dhuron 100,000 dollarë për gruan e vrarë në Super Bowl

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM