Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të aksioneve të Policisë së Shtetit, “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.
Balla bën me dije se janë identifikuar dhe vendosur para drejtësisë persona në kërkim ndërkombëtar/kombëtar si dhe janë sekuestruar armë zjarri dhe municion luftarak.
Gjatë këtyre aksioneve në 24 orët e fundit, mësohet se janë ndaluar persona të përfshirë në shpërndarje lëndësh narkotike dhe në organizim lojra fati të paligjshme.
“Nxis Policinë e Shtetit të forcojë kontrollin në territor dhe parandalojë ngjarjet kriminale”, thekson ministri Balla.
Reagim Taulant Ballës:
Policia e Shtetit po vijon zbatimin e Operacioneve Kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”. Lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, kundër armë-mbajtjes pa leje dhe kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme në disa qarqe gjatë 24 orëve të fundit.
Janë identifikuar dhe vendosur para drejtësisë persona në kërkim ndërkombëtar/kombëtar, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion luftarak, janë ndaluar persona të përfshirë në shpërndarje lëndësh narkotike dhe në organizim lojra fati të paligjshme. Nxis Policinë e Shtetit të forcojë kontrollin në territor dhe parandalojë ngjarjet kriminale.