SHBA-ja rikonfirmoi sot, pas fitores së Boris Johnson në zgjedhjet legjislative britanike, angazhimin e saj për një marrëveshje tregtare post-Brexit me Britaninë e Madhe.
“Uashingtoni kujtoi vullnetin e tij për të shtrirë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve duke nënshkruar një marrëveshje të përgjithshme për tregtinë e lirë me Britaninë e Madhe, menjëherë pas daljes nga Bashkimi Europian”, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Morgan Ortagus në një mesazh përshëndetës për Johnson.