Armando Broja mund të mbetet jashtë Euro 2024 nëse nuk merr minuta te Fulham. Situata në Kombëtare është komentuar edhe në Elite Show nga Ylli Aga. Gazetari sportiv ka thënë se nëse zgjedhim sot, Manaj me Cikalleshin do jenë pjesë e ekipit dhe Broja jo, me Sylvinhon që ka një punë të vështirë për këtë pjesë.
“Zgjedhjet e Sylvinhos do të kenë kontestime, sido që të zgjedhë. Siç patën zgjedhjet e De Biasit në 2016. Nëse do bëjmë një zgjedhje sot, në avantazh janë Cikalleshi dhe Manaj, sepse janë në kampionat. Po luajnë, Broja nuk po luan.
Muçi dhe Bajrami luajnë në pozicionin e numrit 10. Ata janë pa konkurrencë. Besoj se edhe te Uzuni nuk kemi probleme.
Broja? Të luajë, të bëjë gola. Nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje, vetëm 5 minuta. Ka shkuar te Fulhami për të bërë mirë. Lojtarët duhet t’i japin përgjigje trajnerit, por do të jenë zgjedhje të vështira. Kështu problemesh paçim”, tha Aga.
Kujtojmë se Rey Manaj ka shënuar 18 gola këtë sezon me Sivasspor dhe është sulmuesi më i frytshëm i kuqezinjve, teksa edhe Cikalleshi ka bërë mirë. Beteja për “9-çin” e ekipit duket se do jetë “kokëçarja” më e madhe për brazilianin e stolit.