Akuzoi arbitrin e ndeshjes, dy javë pezullim dhe 20 mijë euro gjobë për Mourinho-n

albnews
By
1 Min Read

José Mourinho i shpëton pezullimit afatgjatë. Trajneri i Romës u skualifikua vetëm për dy ndeshje dhe u gjobit me 20 mijë euro për polemikat dhe akuzat ndaj gjyqtarit të ndeshjes ndaj Veronës.

Tekniku portugez e humbi toruan, duke e akuzuar arbitrin Paireto se po favorizonte Juventusin, teksa u ndëshkua me karton të kuq.

Roma do të presë zbardhjen e plotë të vendimit, për të studiuar mundësinë e apelimit të dënimit për Mourinho.

Share This Article