Në samitin BE-Ballkani Perëndimor kryeministri Edi Rama që po mbahet në Tiranë tha se plani i rritjes ekonomike, përshpejton anëtarësimin e rajonit në BE.
Kreu i qeverisë morsi si shembull transaksionet financiare, ku tha se për ata që punojnë jashtë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me koston e vendeve anëtare të BE-së dhe se plani i Rritjes do ta çojë koston një të njëjtin nivel me vendet anëtare të BE-së.
‘Jam këtu së bashku me Varhelyin, komisionerin tonë i cili na ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka qenë kyç në këtë ndryshim mjaft të rëndësishme të paradigmës për herë të parë.
Plani i rritje është faktikisht një nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultati i dialogut. Është rezultat i nxitjes nga ana jonë për tu dëgjuar për tu kuptuar sa i takon vështirësive tona, argumenteve tona dhe ideve tona. Falë këtij shkëmbimi të ndërsjellë pikëpamjes kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re që është mjaft konkrete dhe që mund të na çoj në një nivel tjetër shumë më shpejt. Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit.
Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Kemi shumë njerëz që punojnë jashtë dhe duke punuar jashtë, për çdo para që ata dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë me lartë krahasuar më koston e vendeve anëtare të BE-së. Plani i rritjes do të na lejojë ta çojmë këtë kosto me të njëjtin nivel me shtete anëtare. Vetëm më këtë do të kursejmë gjysmë miliardi euro. Do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe nga kostot e bizneseve tona.’- tha Rama.