Paul Pogba, mesfushori francez i Juventusit është dënuar me 4 vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv pasi rezultoi pozitiv me doping. Kërkesa e Prokurorisë Antidoping u pranua pasi futbollisti rezultoi pozitiv për testosteron pas ndeshjes Udinese – Juventus më 20 gusht 2023. Ndeshje në të cilën mesfushori nuk mori minuta, duke qëndruar në stol deri në fërshëllimën e fundit; një detaj thelbësor që shmang dëmtimin e mëtejshëm të skuadrës
Gati 31 vjeç (do të mbushë më 15 mars), karriera e francezit duket e destinuar të përfundojë këtu. Prokuroria nuk e besoi versionin e mbrojtjes për marrjen aksidentale të substancës. Pika kyçe për avokatët e Pogba, të cilët kishin refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Kundër-analiza e mëvonshme konfirmoi rezultatin e gjetjeve të para dhe gjurmët e testosteronit që e futën në telashe. Për Pogba dënimi është fatal, duke pasur parasysh periudhën e gjatë të pezullimit që po përballet në karrierën e tij.
Me 31 vite mbi super dhe katër vite pezullim, duket se Pogba i ka dhënë fund karrierës në fushën e lojës.