Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se në Bruksel ka dakordësi për hapjen e negociatave për Shqipërinë për hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë.
I pyetur nga gazetarët nëse do ta lejojë BE Greqinë që të bëhet pengesë për integrimin, Komisioneri përgjigjet:
Doni të flas për Shqipërinë në mënyrë negative?! Refuzoj ta bëj. Hapat tuaj e kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishim. Nuk mendoj që në Bruksel ka njerëz që nuk bien dakord për arritjet. Jemi dakordësuar që Shqipëri është gati e BE do të duhet ta marrë këtë vendim. E sado tektnik që është nuk e kuptoj pse nuk e marr ne këtë vendim. Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon për të ecur përpara. Por gjithsesi ne po përpiqemi të ndihmojmë e shpresoj që muajin tjetër të kemi konferencën ndërqeveritare në mënyrë që të hapim negociatat e vërteta, sepse ne dëshirojmë që të hapim negociatat me grup kapitullin e parë. Që janë të drejtat themelore, sundimi i ligjit dhe ndoshta aty mund t’i diskutojmë ato të drejta themelore në mënyrë më të gjerë pasi të jenë hapur negociatat”, tha Varhelyi.