Hapja e bazës së Kuçovës, Basha: Lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar

albnews
By
2 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në “facebook” pas hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë.

Basha shprehet se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vite më parë  ishte një nga arritjet më të nëdha të shqiptarëve.

Ai shton se sot falë  mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

Sipas tij ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.

Reagimi i plotë:

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishtë një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve. Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.

Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Share This Article