46-vjeçari shqiptar, Arsimi Murati i akuzuar për grabitje të armatosur ka fituar një apel gjyqësor në Britani për të qëndruar atje pavarësisht se gënjeu për kombësinë e tij për të fituar nënshtetësinë britanike. Murati ia doli të fitojë gjyqin pas një përpjekjeje të Sekretarit të Brendshëm për t’i hequr atij shtetësinë pasi pretendoi në mënyrë të rreme se ishte shqiptar i Kosovës, për të qëndruar në Britani dhe nuk tregoi se kishte vuajtur një dënim me burg për grabitje me armë në Shqipëri.
Gjykatësi tha nuk kishin arritur të provonin se Murati dinte për dënimin me burg në Shqipëri, për një grabitje me armë, në kohën kur aplikoi për leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai ishte gjykuar për krimin në mungesë. Murati pohoi gjithashtu se dëbimi i tij do të ishte shkelje e të drejtës së tij për jetë familjare sipas nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut . Vendimi tashmë tregon se Murati do të lejohet të qëndrojë përgjithmonë në Britani.