Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka fituar normën olimpike dhe ka arritur të sigurojë kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Donjeta ka fituar edhe meçin e katërt në turneun kualifikues që u mbajt në Busto Arsizio të Italisë.
Boksierja jonë në meçin e sotëm të kategorisë deri në 60 kilogramë ka arritur të mposht italiane, Alessia Mesiano.
Me këtë fitore, Donjeta ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Përveç kësaj, boksierja jonë i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.