Gazetari Blendi Fevziu në rrjetet e tij sociale ka ndarë një video nga një udhëtim që ka bërë në Afrikë. Në video Favziu ka ndarë pamjet e Cinema Roma në Eritrea të Afrikës.
Ajo që bën përshtypje është se Cinema Roma është ndërtuar 10 vjet më parë nga e njëjta kompani që ka ndërtuar Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe vijon të jetë në gjendje shumë të mirë.
“Kur ne Afrike “gjen” Teatrin Kombetar te shembur ne Shqiperi Kjo eshte Cinema Roma ne Eritrea. Ndertuar 10 vjet perpara Teatrit Kombetar ne Tirane, me te njejten teknologji dhe nga njejta kompani italiane. Por ai eshte ende ne kembe.”, shkruan Fevziu krahas videos.