Rikthehet ora verore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë përpara

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy javë na ndajnë nga ndryshimi i orës verore. Mes të shtunës 30 dhe të dielës së 31 marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara. Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Krahas shteteve që e kanë përkrahur nismën e ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike, ka vende si Turqia e Rusia që kanë një orë vjetore.

I pari që teorizoi përdorimin e kohës së verës ishte, Benjamin Franklin, i cili përshkroi udhëzimet në esenë e tij “Projekti ekonomik për të ulur koston e dritës” Në vitet e Franklinit, ora nuk ishte e përhapur dhe hekurudhat ende nuk ishin ndërtuar, kështu që nevoja për të sinkronizuar procesverbalet nuk ishte aq prioritare, por kjo hyrje e përshpejtoi përparimin në shumë aspekte.Sidoqoftë, ideja e Benjamin Franklin nuk u ndoq derisa William Willet propozoi përdorimin e orës verore në Dhomën e Komunave Britanike në 1907.

Propozimi u pranua në vitin 1916 kur, në kohë lufte, ishte e nevojshme të kursehej energjia.Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.

Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit. Ndonëse prej tre vitesh diskutohet si i fundit për ndryshimin e orës, sërish duhet të presim nëse do të ketë vendimin zyrtar nga BE. Më të prekur nga ndryshimi i orës janë padyshim qytetarët aktiv në marrëdhënie pune dhe arsimore, të cilët preferojnë një orë të pandryshuar.

Share This Article