Lotus së fundmi ka pësuar ndryshime të mëdha, mes tyre elektrifikimi dhe dizajnet më komplekse të veturave.Tani, marka njofton se do të prodhojë vetura sportive të cilat drejtohen vetë.
“I njohur historikisht si krijues i kryeveprave të automobilave të punuar me dorë dhe një markë sinonim i pistave të garave, Lotus mund të mos konsiderohet si ekspert në drejtimin autonom.
“Ky supozim do të ishte i gabuar”, tha prodhuesi i automjeteve në një njoftim për shtyp.
Bëhet e ditur se nën udhëheqjen e re, prodhuesi britanik i automjeteve do të prodhojë vetura sportive më të rënda, më komplekse dhe më të avancuara. Por, me këtë hap Lotus synon ta largojë krejtësisht “ndërhyrjen njerëzore” në funksionimin e një automjeti.