Nga memorial në hotel luksoz, Vuçiç i fal dhëndrit të Trump godinën e goditur nga NATO në 1999, serbët: Më mirë t’ia jepnim Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhëndri i ish presidentit amerikan Donlad Trump Jared Kushner, ka prezantuar dy projekte sa i përket Ballkanit Perëndimor, një për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit dhe një në Serbi. Qeveria e presidentit Aleksandër Vuçiç planifikon t’i japë për 99 vite, pa asnjë pagesë, dhëndrit të Trump një godinë e cila shihet si memorial i bombardimeve të NATO-s në 1999.

Banorët janë shprehur se një godinë e tillë shërbente për të kujtuar periudhën e vështirë të vendit ndërkohë që thonë se në rast se një gjë e tillë duhej “t’i falej” dikujt, pa dyshime që duhet të ishte Rusia, jo SHBA. “Kujtimi i këtyre viteve 1990 është i pakëndshëm, por ne duhet t’i lëmë këto ndërtesa ashtu siç janë në mënyrë që të na kujtojnë këtë periudhë të pakëndshme. Ne nuk duhet të kujtojmë vetëm gjërat e bukura. Më shumë se një hotel luksoz, duhet të bëhet një vend kujtimi.

Këto ndërtesa duhet t’i ruajmë, t’i konservojmë dhe t’i bëjmë muze. Për të na kujtuar rëndësinë e paqes, dhe faktin se këto gjëra nuk duhet të ndodhin më”, shprehet Zoran Stosiç, 83 vjeç.

Share This Article