Treni shtyp një grua në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

albnews
By
1 Min Read

Pak çaste më parë, mediet e Kosovës kanë raportuar për lëndimin e rëndë të një gruaje në Prishtinë. Ajo dyshohet të jetë shtypur nga treni.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.  Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ç”Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti. Ajo shtoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

Share This Article