“Vuçiç ka vdekur”, Prokuroria në Beograd nis hetimet pas njoftimit të rremë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviç urdhëroi Prokurorinë Themelore Publike në Mlladenoc që urgjentisht të identifikojë krijuesit e të ashtuquajturës certifikatë e vdekjes së presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e cila, siç dyshohet, është falsifikuar në territorin e kësaj komune, thanë për Tanjug në Prokurorinë e Lartë Publike.

Gjithashtu, Departamenti i Posaçëm për Krimet e Teknologjisë së Lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë “foto vdekjeje” në rrjetet sociale.Këto veprime paraqesin një vepër penale që mund të ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe duhet të sanksionohen në përputhje me ligjin, sipas kryeprokurorit publik të VJT-së në Beograd.

Share This Article