Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Festën e Pashkës.
Kreu i shtetit thotë se në këtë ditë të bekuar dhe të shenjtë të gjithë besimtarët duhet të festojnë e gëzojnë së bashku dhe të luten për ditë më të mira.
Mesazhi i Begajt:
“Për shumë mot Pashkën, të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë! Në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë. Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë!”, shkruan Begaj