Derdhet gjak në zgjedhjet në Turqi, 15 persona të plagosur! Të afërmit e kandidatëve qëllojnë me armë zjarri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot janë mbajtur në Turqi zgjedhjet për kryetar bashkie në 81 provinca, 973 rrethe dhe 390 qytete, si dhe mbi 50,000 udhëheqës lokal.

Përveç kësaj, votuesit do të mund të zgjedhin anëtarët e këshillave krahinore dhe bashkiake. Por këto votime nuk kanë shkuar aq qetë në qyetin Şanliurfa, kanë mbetur 15 persona të plagosur në përleshje që shpërthyen në qytet. Ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme, 6 të dyshuar janë ndaluar.

Përleshjet shpërthyen në qendër të qytetit dhe disa lagje në lagjet e Harranit dhe Bozovës. Në përleshjet që shpërthyen mes të afërmve të kandidatëve për kryetar, mbetën të plagosur 15 persona, 4 prej tyre me plagë me armë zjarri. Përleshja në këtë qytet u vu nën kontroll menjëherë nga zjarri që hapën autoritetet turke.

Share This Article