ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 3 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 3 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 4 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 4 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Gjenerali gjerman: Sulmi terrorist në Banjskë nuk ka mundur të ndodhë pa mbështetjen e autoriteteve të larta në Serbi

albnews by albnews
11 April, 2024
in Kosova, Technologji
0
Gjenerali gjerman: Sulmi terrorist në Banjskë nuk ka mundur të ndodhë pa mbështetjen e autoriteteve të larta në Serbi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjenerali gjerman Erhard Buhler, i cili ka shërbyer për një vit si komandant i KFOR-it në Kosovë, i kushtuar vëmendje të veçantë situatës së sigurisë në rajon.

Në një intervistë të dhënë për televizionin publik kroat HRT, ai është shprehur mbi sulmin në shtatorin e vitit të kaluar në manastirin e Banjskës, të cilin e ka cilësuar si akt terrorist dhe ka theksuar ndërhyrjen e mundshme të forcave të sigurisë nga Serbia.

RelatedPosts

“Kam shumë për të thënë”/ Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

Telashe të tjera për sportistët kosovarë në Spanjë, iu kërkohet të luajnë pa simbole

Buhler ka shprehur bindjen se ky sulm nuk mund të ketë ndodhur pa dijeninë dhe, ndoshta, pa mbështetjen e autoriteteve të larta në Serbi. “Në një vend si Serbia, kjo nuk është e mundur pa e ditur nivelet më të larta,” ka deklaruar ai.

Gjenerali ka komentuar gjithashtu edhe kërcënimet e fundit të raportuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës, të cilat flasin për një grup prej rreth dyqind personash nga Serbia të armatosur dhe të gatshëm për sulme.

“Kosova është në pozitë shumë të mirë. Në Kosovë ka forca ushtarake me mandat të Këshillit të Sigurimit. Ata shqetësohen për sigurinë e Kosovës. Nuk duhet të merren vendime, nuk ka konsultim për nenin 5, nuk keni nevojë për ndonjë vendim. Paqeruajtësit janë tashmë atje. Janë 6000 ushtarë nga vendet tona: nga Kroacia, Gjermania, SHBA etj. Nëse e dimë këtë, nuk ka arsye të vazhdojmë me atë retorikë luftarake, nga të dyja palët”, tha ish-komandanti i KFOR-it.

Ai shtoi se nuk është e pranueshme që të përkrahet një grup terrorist dhe as që është e pranueshme që ushtria serbe të dërgojë trupa në kufirin me Kosovën dhe të kërcënojë Kosovën.

“Nuk është e pranueshme as retorika e qeverisë serbe. Por gjithashtu nuk është e nevojshme të flitet vazhdimisht për luftë. Është një pengesë në zhvillimin e të gjithë rajonit. Nuk duhet të ushqejmë një retorikë të tillë që i frikëson njerëzit, veçanërisht në Kosovë, por edhe në vendet përreth Kosovës, u shpreh më tutje.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha më 8 prill se vendi i tij do të sigurojë që të përmbushet çdo hap i Marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjatë një adresimi të përbashkët me Vuçiqin në Paris, Macron tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe një zotim për të ardhmen e rajonit”. Ai, gjithashtu, tha se është e rëndësishme që pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të arrestohen.Të nesërmen, Vuçiq u tha gazetarëve se bisedimet me presidentin francez për Kosovën nuk ishin të lehta, por se mendon se Macron “e kupton qëndrimin e Serbisë”.

Megjithatë, ai nuk i përmendi rezultatet e hetimeve për Banjskën.Më 24 shtator, 2023, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiq, i cili më pas dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result