Deputeti i pavarur Agron Shehajn deklaroi sot në Parlament se mazhoranca po tallet duke pretenduar se do të çojë në Gykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas Shehajt, mazhoranca sërish do ta mbrojë mandatin e Xhaçkës.
Deklarata e Shehajt ishte e ashpër dhe me tone të larta. Deputeti ndërhyri pas rreth një gjysmë orë debat mes Olta Xhaçkës dhe Gazment Bardhit, ku Agron Shehaj duke thënë se ishte pikërisht grupi i Lulzim Bashës që mbroi mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
“Kjjo shfaqja këtu është e neveritshme.” – shpërtheu në nerva Agron Shehaj.
Shehaj nuk përmendi emrin e Gazment Bardhit, por ishte ky i fundit që në kohën kur ishte në grupin e Lulzim Bashës bëri kërkesë për ta rikthyer në Parlament mandatin e Xhaçkës.
E vërteta është që mandati i Xhaçkës shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës bëri kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhaçkën dhe kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje. Olta Xhaçka ka vjedhur, duhet ta kishte humbur mandatin.” – u shpreh Shehaj nga Kuvendi.