Naftëtarët e Ballshit zyrtarizuan përfundimin e grevës së urisë duke pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama për mbështetjen financiare nga qeveria.
Në fjalët e tyre ndihet mosbesimi dhe pasiguria.
“Nuk jemi të kënaqur plotësisht me zgjedhjen e kryeministrit por në bazë të kushteve që jemi pa ujë pa bukë pa drita, do e pranojmë. “Kur nuk ke pulën do hash sorrën”, tha naftëtarja
Gazetarja e Ora News, Inelda Vallja informon se flitet për një paketë financiare 35 – 37 mijë lekë në muaj.
Detajet se kur do të nisë pagesa dhe sa do të jetë kohëzgjatja, apo si do të paguhet ende nuk dihen.
Këto pritet që të jenë pjesë e diskutimeve gjatë këtyre 48 orëve.
Për mbi 26 dite nje grup grashë naftëtare qëndruan në grevë urie për pagat e prapambetura dhe fillimin e punës në Uzinën e Ballshit. Kjo grevë pasoi atë të burrave. Gjithsej naftëtarët qëndruan 43 ditë.