ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  9 hours ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 9 hours ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  9 hours ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 10 hours ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Liderët katalonjas në ekzil akreditohen si eurodeputetë

albnews by albnews
21 December, 2019
in Bota
0
Liderët katalonjas në ekzil akreditohen si eurodeputetë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Liderët separatistë të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe Antoni Comini, kanë siguruar të premten akreditimet e përkohshme si pjesëtarë të Parlamentit Evropian, vetëm një ditë pasi që gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim në favor të tyre.

Duke mos qenë në gjendje që t’i marrin më herët këto kredenciale shkaku i frikës se mund të arrestoheshin në Spanjë, dy liderët, të cilët aktualisht jetojnë në ekzil në Belgjikë, duhet që të pajisen me akreditime të plotfuqishme më së voni deri në janar, ka thënë zëdhënësja e Dhomës.

Vendimi është produkt i verdiktit të lëshuar të enjten nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (CJEU), në të cilin thuhet se lideri i burgosur separatist, Oriol Junqueras, kishte imunitet si një deputet i PE-së, pasi që u zgjodh për këtë post në zgjedhjet evropiane të majit.

RelatedPosts

Papa Leo pret Mahmoud Abbasin për herë të parë

Ish-Mbreti i Spanjës zbulon pas 70 vitesh se ka vrarë vëllain e tij

Një stuhi e fortë gjeomagnetike po vjen! Në rrezik rrjetet elektrike dhe GPS

Puigdemont dhe Comin po ashtu kanë siguruar poste në Parlamentin Evropian, por nga frika e kthimit në Spanjë, ku ata përballen me fletarrestime, ua ka pamundësuar dhënien e betimit dhe marrjen e kredencialeve si eurodeputetë, raporton Reuters, transmeton Koha Ditore.

“Aktualisht jemi në vendin ku do të duhej që të ishim rreth gjashtë muaj më herët”, ka thënë Puigdemont, duke folur para gazetarëve në selinë e Parlamentit Evropian, ku ai dhe Comin i morën akreditimet.

Ish-kryetari i qeverisë rajonale të Katalonjës ka thënë se shpreson që të marrë pjesë në seancën e ardhshme parlamentare, ndërsa e kritikoi gjyqësorin spanjoll, për të cilin bëri të ditur se tanimë nuk është i pavarur dhe nuk mund të garantojë mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Shteti spanjoll ka lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar ndaj Puigdemontit, shkaku i rolit të tij në përpjekjen e dështuar të 2017-s për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës. Fletarrestimi aktualisht është duke u shqyrtuar nga autoritetet belge. Ai ka shtuar se dëshiron që ta vizitojë Katalonjën sa më parë që është e mundur, porse është ende tepër herët të thuhet se kur kjo gjë mund të ndodhë.

Gjykata më e lartë e BE-së ka njoftuar të premten se një gjykatë më e ulët e bllokut evropian duhet ta rishqyrtojë kërkesën e Puigdemontit dhe Cominit për t’i zënë vendet e tyre si ligjvënës evropianë, duke u bazuar në vendimin e marrë rreth rastit të Junquerasit, pasi që gjykata më e ulët e kishte refuzuar kërkesën e tyre në qershor.

Junqueras është dënuar me 13 vjet burgim gjatë tetorit, për rolin e tij në organizimin e referendumit të pavarësisë së Katalonjës, të cilën gjykatat spanjolle e kishin shpallur të paligjshëm. Ai u zgjodh eurodeputet teksa ende po e priste verdiktin nga drejtësia në Madrid.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result