Rama del jashtë kontrollit/ Sulmon te Bolino mediat italiane dhe Syri TV: Na kanë inat sukseset, ndaj na sulmojnë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama është tërbuar nga dokumentari ‘bombë’ i medias publike italiane, RAI3.

Më herët, gazeta më serioze dhe më e madhe në Itali, ‘Repubblica’ raportoi se ai kishte telefonuar i tërbuar drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini.

Ndërkohë, teksa gazetarët e RAI-t insistojnë se kanë dokumente për të provuar gjithçka thonë, Rama ka vendosur të vazhdojë tërbimin te mediat e Karlo Bolinos, italianit që censuroi i pari investigimin e kolegëve nga përtej Adriatikut.

Në një reagim, Rama vendos të shfryjë kundër SYRI-t, si e vetmja media në Shqipëri që publikoi të plotë këtë dokumentar që varros përfundimisht qeverisjen e tij si një organizatë kriminale mafioze.

“Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë,” shprehet Rama me fyerje dhe mllef.

Pasi ai dhe Engjëll Agaçi u fshehën nga media italiane për shkak të investigimit, tani kanë nisur të trimërohen në Shqipëri duke thënë se kanë reaguar në kohë.

Një ditë më parë, gazetari italian konfirmoi në SYRI TV se ka prova dhe dokumente për gjithçka ka publikuar.

Share This Article