Ngec ekonomia gjermane! Tkurrje me 0.3 %, asnjë shtet tjetër i madh në këtë situatë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga parashikimi aktual i paraqitur nga ministri i Ekonomisë Robert Habeck, rezulton se projeksionet e rritjes ekonomike për këtë vit janë rritur me 0,1 pikë përqindjeje në 0,3 për qind. Gjithnjë e më shumë shenja tregojnë se ekonomia gjermane do ta shohë veten në një pikë kthese në pranverën e vitit 2024”, thuhet në një njoftim shtypi nga Ministria e Ekonomisë.

Sipas njoftimit, pas rritjes së çmimeve, veçanërisht në fushën e energjisë, dhe inflacionit të lartë, tashmë regjistrohen faktorë të rinj rritës.

“Elektriciteti dhe gazi kushtojnë pothuajse njësoj në tregun e aksioneve si përpara shokut të çmimeve të energjisë dhe: “Çmimet kanë rënë më shpejt se sa parashikohej nga shumë vetë”, shprehet Habeck në deklarate.

Për vitin aktual, qeveria pret që ekonomia të rimëkëmbet. Arsyet për këtë janë rënia e normave të inflacionit, lehtësimi i politikës monetare dhe rritja e ekonomisë globale, nga e cila përfiton ekonomia gjermane e orientuar drejt eksportit.

Megjithatë, ajo ende nuk po merr vrull. Situata aktualisht nuk është e kënaqshme. Qeveria federale duhet të vazhdojë të punojë për të forcuar ekonomikisht Gjermaninë, u shpreh Habeck.

Pavarësisht një përmirësimi të lehtë, vitin e kaluar, ekonomia gjermane u tkurr me 0.3 për qind. Asnjë shtet tjetër i madh i industrializuar nuk po përjeton aktualisht zhvillime të tilla të pafavorshme, thotë DW.

Share This Article