SHBA nis raketa Patriot në Ukrainë? BBC: Pjesë e paketës 6 miliardë dollarë të ndihmës
Megjithatë, sistemet Patriot për lëshimin e raketave nuk do të dërgohen, thotë BBC. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se Patriotët nevojiten “urgjentisht” për t’u përballur me një kërcënim ajror në rritje rus dhe “mund dhe duhet të shpëtojnë jetë tani”.
Një burim konfirmoi për BBC se 6 miliardë dollarë ishin pjesë e një pakete ndihme prej 60 miliardë dollarësh të nënshkruar në ligj nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mërkurën, e cila përfshin gjithashtu 1 miliard dollarë ndihmë të menjëhershme. Vetë Austin e pohoi se një paketë e tillë do na mundësojë përftimin e kapaciteteve të reja për industrinë e Ukrainës.
“Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë ndihmat e reja sa më shpejt që të jetë e mundur. Njoftimi nënvizon angazhimin e Amerikës në Ukrainë. Ky koalicion qëndron i bashkuar dhe nuk do të lëkundet dhe as nuk do të dështojë”, tha Austin Lloyd.
Austin njoftoi se Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, që përfshin më shumë se 50 vende që takohen pothuajse çdo muaj për të bashkërenduar ndihmën për Kievin.do të ndihmojë për ngritjen e një industrie ukrainase të mbështetur në burimet e brendshme, duke rritur kapacitetet e Ukrainës për mbrojtjen ajrore, teknologjinë e informacionit, çminimin dhe dronë të rinj.