Mediat raportonin sot se efektivë specialë izraelite kanë ardhur në Suedi për zgjerimin e operacionit të sigurisë së grupit izraelit në festivalin Eurovision, teksa protesta anti-Izrael dhe kërcenime nga ISIS po përhapen në kompeticion.
Rrjeti britanik The Sun shkruante se mijëra demonstrues e huliganë kanë vërshuar në rrugët e Malmo për të protestuar ndaj operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza, ndërsa vetë shteti hebre këshillon qytetarët t’i shmangen qytetit të Eurovizion prej kërcënimit terrorist.
Policia suedeze ka ngritur një perimetër të gjerë sigurie ndaj kompleksit të festivalit, duke përdorur dronë e barka ushtarake për të mbajtur larg problemet.
Trazirat në Malmo nisën prej të enjtes kur konkurrentja e Izraelit, Eden Golan doli në skenën e Eurovision.
Policia tha se 10,000 njerëz kishin demonstruar kundër përfshirjes së Eden në finalen e kompeticionit, me parulla për “bojkotim të Izraelit” dhe me flamurë palestinezë./The Sun/