Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për kallëzimin penal të bërë nga presidenti Ilir Meta për Ardian Dvoranin, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Top Channel raporton se, prokurori Alket Mersini ka shpallur moskompetencën për shkak të cilësive të veçanta që ka subjekti i kallëzuar, pra kreu i KED-it.
Kallëzimi i Metës pritet të kalojë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Dvorani akuzohet nga Presidenti i Republikës për veprat “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”, sa i përket përplasjes për listën me emrat e kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese.