Besimtarët palestinezë kanë kryer faljen e mëngjesit mes rrënojave të luftës, teksa shprehen se këtë vit për kurban nuk kanë asnjë kafshë, pasi janë vetë ata që po flijohen.
Sakaq, sipas ministrisë së Shëndetësisë drejtuar nga Hamasi, ushtria izraelite nisi tre operacione ushtarake në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke vrarë 30 persona dhe duke plagosur 95 të tjerë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan nga ana e tyre se tetë ushtarët e saj u vranë në një shpërthim në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, në mëngjes.