Sara Gezdari konkurron për deputete në parlamentin e Britanisë , këtë herë nga radhët e konservatorëve të qendrës së djathtë të kryeministrit Rishi Sunak.
Ajo jeton në Londër prej 11 vjetësh dhe është angazhuar në jetën partiake në radhët e konservatorëve britanikë që prej fillimit! Ajo vjen nga bota e financës dhe turizmit dhe ka pasur shumë poste në projekte dhe iniciativa të ndryshme politike në radhët e kësaj partie që ndodhet prej 14 vjetësh në pushtet.
Sara Gezdari nënë e dy fëmijëve është e bija e Mond Gezdarit, ish futbollistit të mirënjohur të ekipit të Tiranës ose ish 17 Nëntorit në vitet 1970-1980.
Sara Gezdari thotë për nje media se ndihet e privilegjuar që është përzgjedhur si kandidate për zgjedhjet e përgjithshme të 4 korrikut.
Sara Gezdari konkurron në zonën më të pasur të Londrës në Richmond Park ku liberaldemokratët, rivalët e konservatorëve kanë pasur në zgjedhjet e fundit një shumicë prej 7 mijë votash! Padyshim Sara është kandidatja e duhur, ndoshta në kohën e gabuar për partinë e gabuar, si konservatorët që pritet të pësojnë një humbje historike në zgjedhjet e 4 korrikut, siç sugjerojnë gjithë sondazhet e deritanishme.