“Vuçiç u tërbua” – Kombëtarja serbe udhëtoi me avion kroat drejt Gjermanisë, debate në Serbi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi ekipi i tyre kombëtar u eliminua nga Euro 2024, serbët tani kanë një arsye tjetër për t’u mërzitur, shkruan Politico.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ishte “jashtëzakonisht i zemëruar” që ekipi i futbollit të vendit të tij udhëtoi për në Kampionatin Europian në Gjermani një avion kroat. Pohimin e ka bërë vetë Ana Bërnabic, ish-kryeministrja serbe dhe kryetarja aktuale e parlamentit, e cila diskutoi në TV Happy lidhur me polemikat që ka ngjallur një gjë e tillë.

“Ne kemi Air Serbia-n tonë, dhe të gjithë udhëtojmë me atë kompani. Kur avioni ulet e aty shihet Air Serbia, kjo është krenaria jonë”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se vendimi për të përdorur avionin kroat nuk është pritur aspak mirë as në nivelet e larta të qeverisjes. “Është absolutisht e nevojshme të përcaktohet se si ndodhi dhe kush është përgjegjës”, u shpreh Bernabic.

Kryeparlamentarja serbe theksoi se kjo nuk ishte bërë publike më herët për shkak se mendohej që mund të kishte shpërqendruar publikun nga mbështetja e ekipit kombëtar. Por pavarësisht sesi mbërriti atje, ekipi serb, shkruan Politico me doza ironie, do të kthehet në shtëpi herët nga Gjermania pasi nuk fitoi asnjë nga tre ndeshjet e saj në grup dhe shënoi vetëm një gol në Euro 2024.

Share This Article