Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Nga të dhënat e para mësohet se Beqja është arrestuar me akuzën e korrupsionit për fondet donatorëve.
Që nga vitit 2021, Beqja është drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe koordinimit të Ndihmës.
Agjencia në fjalë “në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe komunitetin e donatorëve do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.
Agjencia gjithashtu do të mbështesë ministrinë për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian por edhe Kryenegociatorin dhe Grupin Negociator në programimin dhe monitorimin e asistencës financiare të BE-së në funksion të procesit të aderimit në BE.
Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.
Kujtojmë që is-ministri po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncesionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.