Pak ditë pas humbjes nga Wolvesi, Manchester City u është kthyer fitoreve duke mposhtur Sheffieldin 2 me 0 në xhiron e 20-të të Premier Ligës.
“Qytetarët” fituan me golat e Sergio Agueros e Kevin De Bruynes.
Në tabelë, City është i treti me 41 pikë, një më pak se Leicester si i dyti e plot 14 më pak se Liverpooli që prin, me një ndeshje më pak të zhvilluar në Premier Ligë.