Stafi i AKBN i bashkohet misionit jetëshpëtues, dhuron gjak për talasemikët, hemofilikët dhe pacientët në nevojë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra jetë shpëtohen prej dhuruesve vullnetarë të gjakut çdo vit. Të aksidentuarit, të sëmurët kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, pacientët me talasemi, të cilët duhet të marrin gjak çdo 2 javë për gjatë gjithë jetës të tyre.

Këtë herë ishte stafi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore që iu përgjigj pozitivisht fushatës dhe thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke treguar solidaritet dhe duke dhënë shembullin e mirë tek qytetarët për të shpëtuar jetë.

Drejtori ekzekutiv i AKBN, Petrit Malaj shprehu mirënjohje ndaj punonjësve të këtij institucioni, të cilët dhuruan gjak vullnetarisht, duke u bërë pjesë e kësaj fushate.

Sipas ekspertëve të transfuzionit të gjakut, dhurimi çdo 6 muaj ndikon në zvogëlimin e mundësisë për sëmundje kardiovaskulare deri në 90%.

Çdo dhurues gjaku përfiton kryerjen e disa testimeve falas: Gjak komplet, Transaminazat ALT, Konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh, Testim për Hepatit B, C, HIV, Sifiliz, Glicemia, Kreatinemia, Proteinemia, Kolesterolemia, Trigliceridemia dhe Feritinemia.

Dhuruesit vullnetarë të gjakut janë një shembull mjaft i mirë ndërgjegjësimi për pjesën tjetër të popullsisë, pasi përcjellin tek publiku mesazhin e rëndësishëm që gjaku i dhuruar shpëton dhe zgjat jetë, si dhe rrit solidaritetin brenda komunitetit.

Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë, të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë.

Share This Article