ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 6 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 6 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 7 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 7 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj: Kemi qenë në të drejtën tonë kur i kemi dalë zot vendit e popullit

albnews by albnews
30 December, 2019
in Kosova
0
Haradinaj: Kemi qenë në të drejtën tonë kur i kemi dalë zot vendit e popullit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Të dashur bashkëluftëtarë e veteranë, kurrë mos lejoni që askush t’ua qes në pikëpyetje krenarinë e as të drejtën tuaj, sepse këtë të drejtë nuk e ka askush. Kemi qenë atëherë në të drejtën tonë kur i kemi dalë zot vendit e popullit, e lirisë tonë, jemi sot dhe kemi për të qenë përjetë e mot. E unë kam dëshirë që jeta ime, jeta e luftëtarit të jetë gjithmonë e këtillë që askush të mos ketë mundësinë ta ligë luftëtarin e lirisë ose t’ ia mohojë të drejtat që i takojnë me Ligj e Kushtetutë në Kosovë”, u shpreh sot, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës së Veteranit.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria ynë dhe ka histori, e cila siç u shpreh i bindur ai, i dallon nga të tjerët.

RelatedPosts

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë Haradinaj veçoi se edhe Dita e Veteranit është një ditë që na bën krenarë sepse bëhet fjalë për përpjekjen e pushtuesve që t’i masnin forcat, të testojnë veten në raport me shqiptarët.

“Në Drenicë, por edhe kudo që kanë jetuar shqiptarët, pushtuesi nuk ka mundur ta turpërojë e dorëzojë shqiptarin. Rëndësia e 28 vjetëve më herët është se po në këtë ditë janë mbrojtur politikat e gjykimet e njerëzve se si do të mbyllet fati i Kosovës. Atë ditë është ditur se do të vije edhe marsi i ’98-ës. Luftëtari shqiptar e ka pasur të vështirë sepse në Ballkan ka qenë i vetëm dhe i rrethuar me fqinj lakmitarë të cilët e kanë pasur qëllim rritjen e tyre mbi tokën, mbi të drejtat, mbi mallin e shqiptarit”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.

Duke folur për të kaluarën, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se në tokën tonë, atdheun tonë, të tjerët i kanë rritur ushtritë e veta, i kanë ushqyer dhe i kanë furnizuar me të korrat tona për të pasur ushtri të forta dhe fuqi që të na mbajnë të pushtuar.

“Por ata që kujtojnë se nuk jemi të fortë e jemi ligë, ata nuk na njohin dhe nuk e dinë kush jemi. Kundër të gjitha rrjedhave që na kanë ndodhur ne sot i kemi dy shtete, Shqipërinë e Kosovën dhe  e kemi ushtrinë shqiptare në Ballkan, atë të Kosovës, ushtrinë tonë e cila po rritet”, përfundoi fjalën e tij kryeministri në detyrë Haradinaj i cili i uroi të gjithë veteranët për Vitin e Ri 2020.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result