Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën në Kryeministri kryetarët e pushtetit vendor.
Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 11:00.
Në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mirë, si dhe ecuria e sezonit turistik.
Pas këtij takimi me krerët e pushtetit vendor kryeministri pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik.