Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj komunikatës së VLEN-it ku përmendeshin disa raste që koalicioni në pushtet i quante si dështime dhe skandale të ish-ministrit Osmani.
Ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook thotë se tradhëtia që VLEN po lë në trashëgimi, nuk mund të mbulohet me komunikata të recikluara nga Stoilkoviçi.
“Këta vazalët e “ВРЕДИ” i munda si kandidat i Frontit Evropian me një rezultat 2:1 dhe ende kanë fytyrë të merren me mua. Së paku heshtni, sepse tradhëtia që po lini trashëgimi për gjenerata e gjenerata nuk mbulohet me kumtesa të recikluara nga Stoilkoviçi juaj”, shkruan Osmani.