Frekuenca e temperaturave ekstreme në Britani të Madhe është trefishuar në 10 vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike, transmeton Anadolu.
Zyra Britanike e Meteologjisë ka publikuar raportin e saj vjetor “Gjendja e klimës në Britani të Madhe”.
Sipas këtij raporti, 2023-ta ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar në vend. Qershori dhe shtatori u regjistruan si muajt më të nxehtë.
Shkencëtarët e “Met Office” thonë se temperaturat ekstreme ka shumë të ngjarë të ndodhin për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore. Vitin e kaluar ka patur rritje të ndjeshme të frekuencës së ditëve jashtëzakonisht të nxehta në vend, thuhet në raport.
Numri i ditëve me temperatura 20 gradë Celsius e lart, të cilat “Met Office” i përkufizon si “të këndshme”, është rritur me 40 për qind dhe numri i “ditëve shumë më të nxehta” prej 30 gradë Celsius e lart është trefishuar në 10 vitet e fundit
Derisa këto ndryshime duken pozitive për klimën e lagësht dhe të ftohtë në Britani, “Met Office” ka paralajmëruar se ndryshimi i klimës është i rrezikshëm për ekosistemin dhe infrastrukturën e vendit.
Në mënyrë të ngjashme, një rritje prej 20 për qind në frekuencën e ditëve me shi është zbuluar në 10 vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike.