Në Angli mësimet e drejtimit të automjeteve rifillojnë nga 4 korriku

albnews
By
1 Min Read

Instruktorët e drejtimit të automjeteve në Angli do të jenë në gjendje të rifillojnë mësimet dhe të bëjnë testet e tyre nga 4 korriku, ka konfirmuar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Lideri i House of Commons, Jacob Rees-Mogg u tha deputetëve se Agjensia e Liçensimit të Patentave dhe Automjeteve (DVLA) u kishte shkruar sot instruktorëve për të përgatitur planet për mënyrën sesi mund të rifillojnë mësimet në mënyrë të sigurt.

Mësimet dhe testet janë pezulluar gjatë bllokimit.

Rees-Mogg tha që rifillimi i testeve do të kryhej në faza, në mënyrë që nxënësit të kishin kohë për t`u praktikuar./BBC

Share This Article