Jennifer Lopez një mbretëreshë e vërtetë, festa përrallore e 55-vjetorit të saj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fundjavën e kaluar, këngëtarja Jennifer Lopez organizoi një superfestë për ditëlindjen e saj të 55-të. Festa përfshinte elemente dhe detaje të ndryshme të viteve 1800, duke filluar nga një karrocë me kuaj që e dërgoi atë në festë.

Sigurisht, kishte edhe të gjitha veshjet magjepsëse që i përkisnin asaj epoke.

Në një video të postuar në Instagram, Lopez ka treguar dy dukjet që ka veshur për natën speciale. Ajo u pa e veshur si një mbretëreshë e vërtetë me një fustan të mrekullueshëm me qëndisje në formë diamanti dhe ornamente të arta.

Duke pasur parasysh madhështinë e veshjes, Lopez zgjodhi të ishte minimaliste me aksesorët. Por gjithsesi siç i ka hije një veshjeje mbretërore, zgjodhi dorezat e bardha, vathët, një gjerdan dhe sigurisht një kurorë.

 “Kam parë të gjitha urimet tuaja për ditëlindje, videot dhe postimet e bukura gjatë gjithë natës së kaluar dhe këtë mëngjes nga e gjithë bota,” Kam qeshur, kam derdhur disa lot dhe kur pashë billbordin në Times Square, u trondita plotësisht. Unë kam vërtet fansat më të mirë, më të mrekullueshëm në botë. Nuk mund të shprehja kurrë se sa e prekur jam apo sa e bekuar ndihem që ju të gjithë jeni pjesë e jetës sime. Faleminderit shumë shumë”, shkroi Lopez në llogarinë e saj në Instagram.

Share This Article