Një i ri është mbytur mbrëmjen e së premtes në Durrës.
Sipas policisë, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pajetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik të Elbasanit.
“Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, lexohet në njoftimin e policisë.