Liverpool sonte ndeshet me Sheffield United, në kërkim të fitores së radhës.
Kjo është ndeshja e 20-të për liderin e Premierligës angleze, i cili në këtë stinor nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka vetëm një barazim.
Liverpool në rast të fitores do të arkëtonte 58 pikë, 13 më shumë se ndjekësi i parë, Leicester City, që ka 45 pikë, por “të kuqtë” kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Liverpool po synon që ta rikthejë në shtëpi titullin e kampionit të Premierligës pas 30 vjetësh, por synon edhe të arrijë rekord pa pësuar humbje./KosovaPress/