SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja ka shprehur zhgënjimin e thellë ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.  Të hënën janë mbyllur nëntë degë të Postës së Serbisë në veri nga Policia e Kosovës.

SHBA-ja i ka quajtur këto vendime si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

“Qeveria e SHBA-së është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër filialeve të postës serbe në veri të Kosovës. Veprimet e pakoordinuara të Kosovës vënë qytetarët kosovarë dhe ushtarëat e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

SHBA-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i ndërpresë veprimet e mëtutjeshme “të njënashme dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për t’i zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Share This Article